Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se tre makina janë përplasur në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije një person është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.