Digjet banesa në Obiliq, Ahmeti: Banorët janë ngujuar brenda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 18:07

Një banesë kolektive në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit është përfshirë nga zjarri të mërkurën pasdite, ka bërë të ditur kryeasamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Sami Ahmeti.

Një video e publikuar në Facebook, shfaq banesën teksa digjet.

Sipas Ahmetit, banorë të shumtë janë ngujuar brenda derisa zjarri ka përfshirë banesën prej gati gjysmë ore.

“Banesat kolektive në Plemetin janë përfshi nga flaka. Banorë të shumtë janë të ngujuar brenda, për më tepër se gjysmë ore as zjarrëfikësit e as ekipet emergjente për tërheqje të qytetarëve nuk janë askund”, thotë Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit