Ndërsa në Madrid e llogarisin Kilian Mbappenë në formacionin e Ançelotit për sezonin e ardhshëm, në Paris janë të bindur se francezi do të vijojë të luajë për kampionët e Ligue 1 përtej këtij sezoni. Ka qenë vetë presidenti Naser Al Kelaifi, ai që ka lënë të kuptohet se PSGja ka mbyllur gjithçka me sulmuesin, i cili është bindur të qëndrojë në Francë.
Lajmi është dhënë nga e përditshmja spanjolle “AS”. Sipas saj, presidenti i PSG-së, gjatë një takimi pune në Madrid u ka bërë të ditur kolegëve të tij se Mbape ka rinovuar me PSG-në. Kjo deklaratë e presidentit të PSG-së ka ardhur në të njëjtën ditë kur Mbape ka qenë në Madrid së bashku me Ashraf Hakimin të ftuar nga Serxho Ramos.