Kosova dorëzon aplikimin për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 12:21

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, sot në Strasburg të Francës.

Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

Përplasje e ashpër mes Sylës dhe Gashit: “Ti je klerik i kombit”, “ti je m… “Dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës. Sot hapëm një kapitull të ri për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë në instancat të ndryshme të Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare dhe për fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon, Kosova është vendi më proeuropian në rajon dhe është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës një ditë e më parë. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje të tyre në instanca europiane”.

Dorëzimi i kërkesës nga Gërvalla erdhi pasi Qeveria e Kosovës miratoi sot në parim nismën për anëtarësimin e Kosovës në KE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit