Të rinjtë fusin kokainën në adapter të telefonit, kapen nga Policia në Fushë Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 08:56

Mbrëmë pas mesnate dy persona janë arrestuar te rrethi në Fushë Kosovë, pasi që te të njëjtit është gjetur drogë pas një kontrolli nga ana e Policisë.

Burimet e sinjalit bëjnë të ditur se A.H., 28-vjeçar dhe A.M., 24-vjeçar ishin ndaluar nga patrulla e Policisë, me ç’rast A.H., ka hedhur nga xhepi një qese të vogël të mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Mësohet se po ashtu edhe tek A.M., është gjetur drogë, pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve e kishte hedhur në tokë një karikues të telefonit, brenda të cilit ishin disa qese të vogla me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë.

24-vjeçari kishte tentuar që të ikë nga Policia, ku kishte nisur të vrapojë nga rrethi në drejtim të Prishtinës, por më pas është kapur dhe është arrestuar nga Policia.

Dy të dyshuarit janë dërguar në Stacion Policor dhe me urdhër të prokurorit të dyve i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkohë Policia ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit A.M., por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit