Zbulohet identiteti i personit të vrarë në Kaçanik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2022, 16:05

Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë sot në Kaçanik.

Mediat lokale ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta, ka mësuar se personi i vrarë është 30 vjeçari, Hasan Berisha.

Përveç viktimës, Berisha i plagosur ka mbetur edhe një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes e konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit