Xhevdet Peci e kishte rrahur gjyqtarin serb dhe pastaj ishte përjashtuar përjetësisht nga boksi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2022, 21:43

Sot në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci, i cili ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës.

Publiku ishte i fascinuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT” artist, sepse të rallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund.

Biografia e ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Peci i cili ndërroi jetë sot

Por, në vitin 1986 i ishte ndaluar përjetësisht boksi, pasi ai kishte rrahur një gjyqtar serb të boksit. Në atë kohë ai ishte pjesë e klubit të Prishtinës.

Xhevdet Peci këtë sulm ndaj gjyqtarit e kishte bërë pasi sipas tij, gjyqtari serb ishte i një anshëm në atë meç.

Këtë ngjarje mund ta shikoni nga minuta e 2:22 në video e mëposhtme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit