Antikorrupsioni: Rasti me Ëmblën, forma më e rëndë e diskriminimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2022, 20:59

Në kuartalin e parë të vitit, rasti më i rëndë i diskriminimit në vend është rasti me 11-vjecaren nga Gostivari, Ëmbla Ademi, e cila me peticion të prindërve ishte zhvendosur nga klasa në një hapësirë të papërshtatshme, njoftoi sot Antikorrupsioni.

Për rastin e Ëmblës nga Gostivari, Komisioni ka vepruar sipas detyrës zyrtare dhe ka konstatuar diskriminim të vazhduar, ckycje dhe segregacion. Pas rekomandimeve, sipas Antikorrupsionit, ky është një ndër rastet e rralla ku janë marrë përgjigje gjithëpërfshirëse dhe veprime sipas të gjitha rekomandimeve.

KSHPK

“Një pjesë e tyre ishin plotësuar menjëherë nga shkolla, si shembbull kthimi i vajzës në shkollë, programi i vecantë për nevojata e saja dhe kërkimfalja nga prindërit. Shkolla na informoi se në bashkëpunim me qendrat rajonale do të sigurojë hapësirë të vecantë që do të ketë teknologji asistuese kurse në bashkëpunim me një shkollë, në procedurë është përgatitja e programit për senzibilizimin e të punësuarve në shkollë dhe të prindërve”

Të rikujtojmë se Ëmbla Ademi e cila vuna nga Sindromi Daun për shkak të bojkotit të prindërve të nxënësve në Sh.F “Bashkimi” të Gostivarit nuk e nisi ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

Prindërit nënshkruan peticion ku thanë se vendimin për të mos I lejuar fëmijët e tyre në mësim e kanë marrë për shkak të pengimit të mësimit nga ana e Ëmbla Ademit dhe agresivitetit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit