Ahmeti: Për mua këndojnë shumë! Ligji duhet të vlejë edhe për miqtë edhe për kundërshtarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2022, 16:33

I pyetur për raportimet për dyshimet për keqpërdorime nga ana e drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Maqedoninë e Veriut, Shkodran Tolaj, kreu i BDI-së tha se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë dhe se organet kompetente duhet të kryejnë punën e tyre në lidhje me çfarëdo dyshimi.

“Tani për mua këndojnë shumë, unë kam shumë miq, kam shumë miq, por ligji duhet të vlejë për të gjithë, edhe për miqtë edhe për kundërshtarët. Nëse ka argumente se dikush keqpërdor besimin, keqpërdor funksionin. Ligji duhet të veprojë mbi të gjithë pa dallim kush është”, deklaroi Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit