Pritje e kolona në kufirin Maqedoni-Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.05.2022, 18:57

Udhëtarët që po hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes pikës kufitare te Hani i Elezit po presin më shumë se 30 minuta.

Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga kufiri ku shihen kolonat e gjata të automjeteve duke pritur për të hyrë në Kosovë.

Udhëtarët po ankohen se policia maqedonase po i maltreton me kontrolle të panevojshme dhe të stërzgjatura.

Në anën tjetër, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk raporton për pritje e kolona. Sipas tyre hyrjet dhe daljet në pikën kufitare të Hani i Elezit pritjet janë 5-10 minuta ndërsa kolonat janë 10-20 metra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit