Finalja e Tiranës i jep rekordin e radhës Jose Mourinhos

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2022, 07:42

Me sigurimin e finales më Ligës së Konferencës në Tiranë me Romën, trajneri portugez, Jose Mourinho është bërë i vetmi në histori që arrin në finalen e 4 turneve të ndryshëm europianë.

Murinho ka shijuar si trajner duke e fituar Kupën UEFA me Porton në vitin 2003, ndërsa më pas e fitoi edhe si Europa League të njëjtin turne me Mançester Junajtid në vitin 2017. Në Ligën e Kampioneve ai arriti finalen me Porton në vitin 2004 dhe me Interin në vitin 2010, duke i fituar në të dy rastet.

Kështu, ai bëhet trajneri i parë që arrin në të tre finalet e tre trofeve që organizohen aktualisht nga UEFA, e sigurisht, do të ketë mundësinë që të bëhet i pari që i fiton të tre nëse triumfon në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit