Lukaku do largohet nga Chelsea për herë të dytë si dështim

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.05.2022, 08:47

Londra nuk qenka toka e premtuar për Lukakun. Sulmuesi belg, i cili erdhi me bujë nga Interi në merkaton e verës për 115 mln euro do të largohet për herë të dytë nga Çelsi si një dështim.

Sulmuesi belg i bluve është nxjerrë në shitje dhe konfirmimi vjen nga redaksia e ”Sky” në Angli që ka bërë të ditur nga burime pranë klubit se këtë verë, ai do të largohet përfundimisht nga skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel.

Sipas burimeve të medias britanike, Lukaku nuk shihet si pjesë e projektit për të ardhmen dhe në momentin që do të hiqen sanksionet, kushdo që të jetë pronari i ri, do ta nxjerrë në shitje futbollistin pasi është e qartë se nuk përshtatet dot me londinezët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit