Interi presion Milanit, mund Udinezen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.05.2022, 20:44

Interi ndjek hapin e Milanit drejt titullit kampion. Skuadra zikaltër ka arritur sot një fitore tepër të rëndësishme ku ka mundur Udinezen me rezultatin 1-2 në transfert. Golave të Perisiç dhe Lautaro ju kundërpërgjigj Puesto në pjesën e dytë që rihapi sfidën. Në minutat finale skuadra e Simone Inzagit menaxhoi rezultatin duke siguruar tre pikët për zikaltërit.

Interi mbetet kështu në ndjekje të Milanit me dy pikë diferencë, me tre ndeshje ende për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Milani kryeson me 77, ndërsa Interi ndjek me 75.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit