Një djalë që pi urinën e tij thotë se kjo gjë e ndihmon atë të duket më i ri. Harry Matadeen, 34 vjeç, tha se për herë të parë filloi pinte urinën e tij në vitin 2006, gjë që sipas tij i ndryshoi pamjen për mirë dhe po ashtu përmirësoi shëndetin e tij mendor.
Harry nga Hampshire, Angli, tha se ai luftoi me depresionin dhe ankthin social, por qasja e tij “mendjehapur” ndaj jetës e bëri atë që t’i “nënshtrohej terapisë së urines”.
I riu këmbëngul se urina e tij është “super e pastër” dhe se ai pi 200 ml në ditë, shumica e së cilës është 1-muajshe, por e mbushur me pak të freskët.
“Urina e freskët nuk është aq e keqe sa e imagjinoni dhe ka erë neutrale. Por, urina e vjetëruar është gjithmonë me erë të keqe, thjesht duhet të mësoheni. Në fakt tashmë më pëlqen aroma dhe shija e urinës sime të vjetër, për shkak se më bën më të gëzuar kur unë e pij atë.”-tha 34-vjeçari për mediat e huaja.