Osimhen drejt largimit, Napoli e zëvendëson me Armando Brojën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.04.2022, 08:27

Armando Broja është një nga sulmuesit më të lakuar aktualisht në tregun e transferimeve. Emri i sulmuesit kuqezi mbetet një temë e hapur në Serinë A. Fillimisht u fol për një interesim nga ana e Milanit, por së fundmi, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Viktor Osimhen. Në fakt, edhe më herët u fol për një afrim të mundshëm të Brojës te Napoli, por kjo lëvizje përforcohet gjithnjë e më shumë nga e përditshmja më e madhe italiane.

Gjithnjë sipas gazetës, Napoli është i detyruar të shesë disa nga yjet e ekipit dge i pari në listën në dalje është Osimhen pasi është lojtari që mund të sjellë më shumë të ardhura, afro 100 milionë euro. Në rast se Osimhen do të largohet, Napoli do të përqendrohet të bindë Brojën të vijë në "Diego Armando Maradona Stadium".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit