United sfidon pas pak Chelsean/ Ronaldo titullar, Lukaku në stol

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.04.2022, 20:27

Manchester United pret pas pak Chelsean në një sfidë që pritet të vendosë shumë në garën e ekipeve që do të jenë në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnik vjen nga një formë shumë e dobët, me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje të luajtura, duke humbur shumë terren në renditje dhe tashmë rrezikon dhe Ligën e Europës.

Nga ana tjetër Chelsea kërkon të mos rrezikojë dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Gjithashtu “Blutë” kërkojnë të thyejnë dhe një tabu, pasi ka që në vitin 2013 që nuk merr një fitore në “Old Trafford”. Shihet se Ronaldo do të udhëheqë sulmin e “Djajtë”, ndërsa Tuhel nuk i ka dhënë sërish besim Romelu Lukakut, duke e lënë në stol.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit