Lajmi për vdekjen e tij pushtoi botën, reagon Raiola: Hera e dytë që më vrasin brenda 4 muajsh!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.04.2022, 15:14

Lajmi për vdekjen e Mino Raiolës u përhap me shpejtësi të madhe thuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare brenda pak minutash, por, mesa duket ka qenë një lajm i remë. Për të shuar çdo dyshim ka menduar vetë agjenti italian me një postim në profilin e tij zyrtar.

Raiola shkuan:

Situata momentale me shëndetin për ata që pyesin: I inatosur sepse për herë të dytë në 4 muaj u përpoqën të më vrasin. Duket se jam në gjendje për t’u ringjallur."

Vlen të përmendet fakti se për vdekjen e tij raportuan mediumet më të mëdha italiane, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë Eurosport, AS, BBC, Marca e shumë të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit