Pandemia drejt fundit, rihapen totalisht stadiumet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.04.2022, 09:46

Pas dy vitesh pandemi dhe kufizimesh anti-COVID, hap pas hapi dhe futbolli po i rikthehet normalitetit. Një situatë që duke nisur nga data 1 maj në Itali do të marrë një kthesë të rëndësishme për botën e sportit.

Këshilli i Ministrave në Itali do të zyrtarizojë rregullat e fundit, ku me stadiumet që janë rikthyer në kapacitetin maksimal prej disa kohësh, do të hiqen edhe detyrimi i “Green Pass”-it dhe mbajtja e maskave.

Një ndryshim rregullash i shumëpritur nga të gjithë sportdashësit në Itali. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse qeveria do të miratojë të njëjtën linjë për eventet në impiantet e brendshme dhe në salla sportive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit