Nga Kessie te Levandovski, Barcelona përgatitet për ndryshime

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.04.2022, 20:43

Me ardhjen e Xavit, Barcelona duket se po rigjen identitetin si skuadër, por sërish duket qartazi se ka nevojë për përforcime. Skuadra e sezonit të ri pritet të jetë konkurruese për trofe në Spanjë dhe Europë. Ky është premtimi i presidenti Joan Laporta, i cili pavarësisht problemeve ekonomike me të cilat po përballet klubi, është gati të bëjë lëvizje të rëndësishëme. Gazeta sportive katalanase “Sport” ka zbuluar pozicionet në të cilat do të bëhen lëvizje dhe disa nga emrat e këtij projekti të ri.

Si fillim, Barcelona kërkon një portier që të zëvendësojë Neto i cili largohet në verë, një qendërmbrojtës që të përforcojë repartin nga i cili me shumë mundësi largohen Lengle, Umtiti e Mingueza, dy mbrojtës krahu të nivelit të lartë, një mesfushor që sjell muskuj si dhe dy sulmues.

Sipas të njëjtit burim Barcelona ka tashmë të sigurt portierin Injaki Penja, të cilin e ka dhënë huazim te Gallatasaraj, Andreas Kristensen, mbrojtës me parametër zero nga Çelsi dhe Frank Kesi, mesfushor me parametër zero nga Milani. Dy emrat e tjerë më të sigurt sipas “Sport” janë Robert Levandovski dhe Rafinja i Leeds. Vera pritet të jetë e nxehtë në Katalonjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit