Bëri operacionin e gjoksit në shtëpinë e një “estetisti”, vdes papritur 35-vjeçarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2022, 18:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se një 35-vjeçare ka humbur jetën pasi kishte kryer një ndërhyrje estetike në gjoks. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Modenës, në Maranello dhe viktima quhej Samantha Migliore. Ajo ishte në shtëpi me partnerin dhe disa miq, të cilët sapo panë që gjendja e saj u përkeqësua thirrën menjëherë ambulancën, por sapo ajo u dërgua në spital ndërroi jetë.

Modena, donna muore durante intervento estetico in casa: si cerca l'operatrice

Sipas të afërmve, asaj i është bërë një “punksion”, një lloj “infiltrimi” në gjoks për qëllime estetike. Partneri i saj ka treguar se operacionin estetik ajo e kishte kryer në shtëpinë e një estetisti të vetëquajtur, i cili më pas ishte arratisur. Menjëherë pas fillimit të kryerjes së injeksioneve në gjoks, Samantha kishte filluar të ndihej keq, por ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Modena, muore 35enne dopo un trattamento al seno. Era sopravvissuta a un tentato omicidio da parte dell'ex - la Repubblica

Ajo i kishte mbijetuar një tentative vrasjeje

Samantha në nëntor 2020 i mbijetoi një tentative vrasjeje nga ish i dashuri i saj, i cili e qëlloi në kokë. Për tentativën e vrasjes, ish-partneri i saj u dënua me shtatë vite burg të hënën e kaluar.

Samantha Migliore, il marito: "È morta tra le mie braccia, così l'estetista è scappata"

Burimi:todayit Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit