Tronditëse! Avokati shqiptar gjendet i vdekur me fyt të prerë në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2022, 18:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë me fyt të prerë në mes të rrugës. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Aineo Redo. 49-veçari thuhet se punonte si avokat.

Hetuesit gjetën një thikë në dorën e viktimës, mirëpo deri në këto momente nuk dihet nëse bëhet fjalë për një inskenim për të devijuar hetimet, nëse thika e mbajtur është e njëjta që ka shkaktuar plagën fatale apo është përdorur për mbrojtje, apo nëse tregon se burri në fjalë është vetëvrarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit