Ushqimi ishte mbushur me marijuanë/ Nusja arrestohet pasi të ftuarit përfunduan në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2022, 15:23

Një nuse dhe personat që kanë gatuar ushqimin janë arrestuar, pasi dyshohet se të ftuarve të dasmës iu ofrua ushqim i mbushur me marijuanë.

Danya Glenny, 42 vjeç nga Florida dhe personi që furnizoi ushqimin Joycelyn Bryant, 31 vjeç tani mund të akuzohen për shpërndarje marijuane.

Të ftuarit thuhet se po kënaqeshin, kur u sëmurën papritur.

Florida bride, caterer arrested after guests at wedding say food was laced with marijuana

Policia mbërriti në vendngjarje dhe mori mostra nga ushqimet, ndërsa rezultoi se lazanjat dhe buka kishin THC.

Nusja i tha policisë se ajo nuk vendosi lëndë narkotike në asnjë nga ushqimet.

Nga ana tjetër, të shumtë ishin ata që thanë se kishin vuajtur nga dhimbje barku dhe kishin përjetuar të vjella gjatë festës.

Disa njerëz madje kërkuan ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spital.

Bride Furious Friends Won't Pay to Attend Her Destination Wedding

Një prej të pranishmëve tha mediat e huaja se ata ndiheshin shumë të sëmurë.

Ndërkohë, një tjetër i ftuar i cili u dërgua në spital tha se do të ngrinte akuza kundër atyre që ishin përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit