112-vjeçarja tregon sekretin e saj të jetëgjatësisë: Unë pi verë dhe ha lehtë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 17:40

Angela Tiraboschi, e moshuara që sot mbush 112 vjeçe ka treguar sekretin e saj të jetëgjatësisë. Ajo ka folur për mediat e huaja, ku ka thënë se ajo pi verë dhe ha lehtë.

Gruaja më jetëgjatë në Itali e konsideron çdo ditë të jetës së saj si “dhuratë”.

Angela Tiraboschi, la nonna d'Italia compie 112 anni

Ajo ka lindur në vitin 1910 në Oltre il Colle, në provincën e Bergamos, ndërsa shumica e njeh atë si “gjyshja e Italisë”.

Sekreti i saj, siç thotë edhe ajo vetë, janë ushqimet e lehta të shoqëruara me një gotë verë. Ndër të tjera, ajo ka thënë se nuk pi duhan dhe s'ka stres.

Angela Tiraboschi, la donna più longeva d'Italia compie 112 anni: il suo segreto - RomaIT

Tiraboschi do të festojë ditëlindjen e saj të 112-të në shtëpinë e saj në Coghetti, Bergamo, në shoqërinë e katër fëmijëve të saj Maria, Roberto, Luciana dhe Pietro, nga 70 deri në 80 vjeç dhe të afërm të tjerë.

"Këshilla ime për të rinjtë? Jini gjithmonë të sinqertë"-tha gruaja më jetëgjatë në Itali që është ende jashtëzakonisht e kthjellët nga mendja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit