Nusja martohet me fustan nusërie 47 dollarësh, teksa e gjithë dasma kushtoi vetëm 500 dollarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 16:00

Nuk është sekret që dasmat mund të jenë vërtetë të shtrenjta, por një çift nga Los Angeles gjeti një mënyrë për t'i mbajtur shpenzimet të vogla në ditën e tyre të madhe.

Kiara dhe Joel Brokenbrough ishin në gjendje të arrinin gjithçka për vetëm 500 dollarë, që është shumë më pak se mesatarja, sipas një raporti të vitit të kaluar nga faqja e internetit e planifikimit të dasmave “The Knot”.

“Qëllimi ynë ishte të ishim sa më "minimal" dhe të shpenzosh sa më pak para”-tha Kiara për mediat e huaja.

Çifti nuk donte që të hynte në borxhe gjatë fillimit të martesës së tyre.

Bride goes viral for $47 wedding dress, tying the knot on a $500 budget - ABC News

Për të nisur martesën e tyre me kosto të ulët, Kiara filloi me fustanin e saj që e gjeti në internet për vetëm 47 dollarë.

Kiara ndau përvojën e saj të blerjes së fustanit në TikTok, ndërsa videoja tërhoqi vëmendjen e pothuajse 1 mln njerëzve.

@kiarabrk Reply to @maalikaelise dress included! $47 on @SHEIN 🤩🤩 #weddingtiktok #weddingdress #cheapwedding #blackbride ♬ audio credit is rennyxaudios – 70s80s90s00s

“Nuk doja të shpenzoja shumë para për një fustan sepse do ta vishja vetëm një herë për disa orë”-u shpreh e reja.

Kur erdhi puna për uljen e kostove për dasmën, Kiara kujton se kishte dhurata të tilla si lule nga familja e saj.

Çifti gjithashtu arriti të kursente para duke gjetur një vend të lirë në një nga autostradat e Kalifornisë për eventin. Të ftuarit gjithashtu paguanin ushqimin dhe pijet e tyre në hyrje.

Kiara shpjegoi se për të realizuar një martesë të tillë, duhet që njerëzit e afërt të jenë mbështetës. Një nga këshillat e saj më të mëdha është të gjesh një vend që është i lirë dhe njëkohësisht i bukur, në mënyrë që të mos kesh nevojë të shpenzosh para për dekorime. Ajo gjithashtu përmendi se përmes gjithë kësaj, çiftet duhet të kujtojnë qëllimin e tyre kryesor, që është martesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit