Sportistja transgjinore del kundër komunitetit trans: Nuk duhet të marrim pjesë në sportet e grave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 14:58

Një sportiste transgjinore australiane ka bërë thirrje që gratë transgjinore që konkurrojnë në sportet e femrave të ndalohen, duke e quajtur përfshirjen e tyre një “shuplakë për gratë”. Projektligji Save Women's Sports është bërë një temë e nxehtë në zgjedhjet federale. Gruaja transgjinore Mianne Bagger ka dalë në mbështetje të projektligjit.

Ajo tha se është qesharake të thuash se atletët e lindur si meshkuj nuk janë në avantazh.

Mianne Bagger është një lojtare golfi profesioniste e cila konkurroi si grua pas operacionit ku ndryshoi gjini në vitin 1995, por pranoi se nuk mund ta anashkalosh ndryshimin në "aftësinë fizike".

Mianne Bagger (në foto) është një lojtare golfi profesioniste e cila konkurroi si grua pas operacionit të ndryshimit të seksit në 1995

Bagger, e cila është cilësuar si "hipokrite" në komunitetin trans për arsyetimin e saj të bazuar në shkencë, tha se ishte "qesharake" të sugjerohej se ata që lindnin si burra biologjikë nuk do të kishin një avantazah në sportet.

Mianne Bagger (në foto) është një lojtare golfi profesioniste e cila konkurroi si grua pas operacionit të ndryshimit të seksit në vitin 1995 - ajo ka kërkuar që të vendosen kufizime për gratë transfemra që konkurrojnë në sportin femëror

Ajo tha se ndryshimet e fundit në rregullat olimpike që do të thotë se gratë transgjinore që nuk kanë pasur ndonjë ndërhyrje kirurgjikale mund të konkurrojnë në sportin femëror janë të “papranueshme”.

Nga ana tjetër, sipas mediave të huaja, atletja transgjinore Caroline Layt ka thënë të kundërtën.

Layt beson se të gjitha atletet transgjinore duhet të lejohen të marrin pjesë në sportin e grave nëse kanë marrë trajtim hormonal.

Caroline Layt (pictured) had a successful career in sports competing as male then transitioned to female - and says the argument that transwomen have an advantage against biological woman 'outdated'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit