Elon Musk nuk mund të përballojë të blejë Twitter pavarësisht ofertës së tij marramendëse

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2022, 17:40

Elon Musk nuk mund të përballojë të blejë Twitter pavarësisht ofertës së tij prej 43 miliardë dollarësh, ka thënë një profesor i Universitetit të Nju Jorkut.

Po, mirë e lexuat. Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, i cili është njeriu më i pasur në botë, nuk ka fondet në dispozicion për të siguruar një marrëveshje të tillë.

Opinion: Twitter put Elon Musk on the board so he wouldn't pull another Tesla - MarketWatch

Lektori Scott Galloway, i cili është profesor i marketingut në “Stern School of Business” në NYU, ka shpjeguar pse Musk nuk do të ishte në gjendje të blinte Twitter.

Galloway pretendon se miliarderi i teknologjisë do të duhej të merrte hua kundrejt aksioneve të tij në Tesla, ndërsa shtoi se marrja në dorëzim do të rezultonte në humbje të vendeve të punës, pasi kompania do të privatizohej.

Elon Musk would do a 'ton' better at making Twitter pro-free speech, leftists are 'terrified' of that: expert | Fox Business

Sipas vlerësimeve të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pavarësisht një pasurie të vlerësuar prej 259 miliardë dollarësh, CEO i Tesla dhe SpaceX ka vetëm 2,95 miliardë dollarë “para të gatshme”.

Musk mund të detyrohet t'i drejtohet disa bankave të ndryshme për huadhënie, pasi sipas Galloway që ka folur për mediat e huaja, “asnjë bankë e vetme nuk do të jetë banka që do të rrëzohet nga mania e Musk-ut”.

Ridding Twitter of its Left-wing bias could be Elon Musk's finest achievement

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit