E surprizuan për ditëlindje, punonjësi padit kompaninë dhe fiton 450,000 dollarë: Më shkaktuat ankth

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2022, 15:38

Një burrë nga Kentaki i SHBA, i cili u pushua nga puna disa ditë pasi pati një sulm paniku në vendin e tij të punës pas një feste të “padëshiruar” ditëlindje, është shpërblyer me 450,000 dollarë nga një juri muajin e kaluar për “paga të humbura” dhe “shqetësim emocional”.

Kevin Berling, punonte në një laborator mjekësor në Covington. Ndërkohë, kur po i afrohej ditëlindja i kërkoi menaxherit të zyrës që të mos i organizonte një festë ditëlindjeje sepse ai kishte një çrregullim ankthi.

American man sues employer after unwanted birthday party, gets awarded US $450,000

Por, festa ishte planifikuar nga punonjës të tjerë, ndërsa menaxheri i zyrës u largua e për pasojë situata doli shpejt jashtë kontrollit.

Berling pati një sulm paniku pasi mësoi për festën e planifikuar të drekës, e cila do të përfshinte urimet për ditëlindje nga kolegët dhe zbukurimin e dhomës së pushimit.

Pas kësaj, burri zgjodhi të kalonte pushimin e drekës në makinën e tij.

US jury awards S$612,000 to man fired over unwanted office birthday party - TODAY

Të nesërmen, Berling pati një sulm paniku kur u takua me dy mbikëqyrës, të cilët u përballën me të për sjelljen e tij të “keqe”.

Ai u pushua nga puna tre ditë më vonë përmes një email në të cilin thuhej se ai përbënte një kërcënim për sigurinë e kolegëve të tij.

Jury Awards $450,000 to Man Fired Over Unwanted Office Birthday Party - The New York Times

Pas kësaj, zoti Berling paditi kompaninë për diskriminim të aftësisë së tij ndryshe.

Pas një gjyqi dy-ditor, një juri mori një vendim, duke arritur në përfundimin se zoti Berling kishte përjetuar një gjendje të “pafavorshme" për shkak të një paaftësie.

Man Sued Job for Throwing Birthday Party He Didn't Want. Jury Awarded Him $450K. – NBC Connecticut

Sipas mediave të huaja, ai pritet që të marrë 150,000 dollarë paga dhe përfitime të humbura dhe 300,000 dollarë për vuajtje, siklet dhe humbje të vetëvlerësimit.

Kentucky man who did not want employer to throw birthday party awarded $450K – KIRO 7 News Seattle

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit