Pas vezëve me çokollatë edhe drithërat Lucky Charms rezultojnë të kontaminuara

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2022, 12:14

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po heton drithërat Lucky Charms, pasi dhjetëra klientë u ankuan se u ka shkaktuar nauze, diarre dhe të vjella. Sipas mediave të huaja, FDA tha të shtunën se ka marrë më shumë se 100 ankesa në lidhje me Lucky Charms deri më tani.

“Agjencia është duke i shqyrtuar dhe hetuar këto raporte”-tha një zëdhënëse e FDA.

FDA investigating Lucky Charms after reports of illness | Daily Mail Online

Është e rrallë që njerëzit të sëmuren nga ngrënia e drithërave të mëngjesit. Drithërat mund të kontaminohen pasi të jenë pjekur, kur kanë një shtresë sheqeri ose kur janë të paketuara, janë shprehur ekspertët e sigurisë ushqimore.

"Kjo është në fakt hera e dytë që përjetoj simptoma, pasi kam ngrënë Lucky Charms dhe jam i sigurt se ky është shkaku"-tha një qytetar nga Ohio për mediat e huaja.

Are Lucky Charms Making People Sick? FDA Is Looking Into Reports - Blog

Ndërkohë, një grua u shpreh:

Djali im hëngri Lucky Charms dhe më vonë atë ditë u sëmur.

The FDA Is Investigating Complaints That Lucky Charms Is Making People Sick!

Ndërkohë, General Mills Inc., kompania me bazë në Minneapolis që prodhon Lucky Charms, Cheerios dhe drithëra të tjera, tha se është në dijeni të këtyre raporteve, por nuk ka gjetur asnjë provë të sëmundjeve të konsumatorëve të lidhura me Lucky Charms.

FDA investigating Lucky Charms after reports of illness - ABC News

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit