Gruaja anulon dasmën pasi gjeti foto pornografike të motrave të saj tek kompjuteri i të fejuarit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2022, 18:38

Të kuptosh se ai që dashuron nuk ka rezultuar të jetë personi që ti mendoje se ishte mund të të thyejë në të vërtetë zemrën. Një grua ka anuluar dasmën e saj, pasi zbuloi se partneri i saj kishte foto pornografike të motrave të saj dhe kolegëve të tij në kompjuterin e tij.

25-vjeçarja zbuloi të vërtetën e tmerrshme rastësisht, kur i fejuari i saj ishte duke e ndihmuar atë me krijimin e një CV që i duhej të resë për të aplikuar në një punë.

Kompjuteri i saj nuk funksiononte e për këtë arsye ai po e ndihmonte atë për krijimin e tij tek kompjuteri i vetë. Pas shkarkimit në kompjuter ai provoi të hapte “dokumentin” e rastësisht hapi një “dokument” tjetër në të cilin ndodheshin fotot shokuese.

“Imagjinoni të jeni fejuar, 3 muaj larg dasmës tuaj të ëndrrave, ftesat të jenë dërguar dhe në një të enjte rastësore zbuloni se i fejuari juaj ka fshehur një dosje pornografie që përfshinte foto të motrave tuaja dhe bashkëpunëtorëve të tij”-tha e reja në llogarinë e saj të Tik Tok, ndërsa pas kësaj ngjarja bëri xhiron e rrjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit