Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Taulant Balla: Hani pula se nuk ju bën gjë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2022, 15:29

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën plenare ditën e sotme, foli në lidhje me gripin e shpendëve në vendin tonë.

Balla e ka quajtur gripin e shpendëve në Shqipëri si një panik të përhapur nga mediat, ndërsa tha se ai ka qenë në terren dhe për këtë arsye nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Më konkretisht, Taulant Balla është shprehur:

Hiqni dorë nga nxjerrja e një pule të ngordhur në të gjithë Shqipërinë, por e vërteta është se bizneset shqiptare që merren me këtë sektor po përballen me një luftë tregjesh, por e vërteta është se prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar 100% i garantuar konsumoni mallra shqiptarë se nuk ju bën gjë dhe në kohë lufte kjo gjë është më e rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit