Zjarri në qelinë e Komisariatit: Ky është 26-vjeçari Arben Mici që humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2022, 12:08

Mbrëmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ndodhi në Komisariatin nr.5 në Kamëz ku një i burgosur humbi jetën. Deri më tani dyshohet se 26-vjeçari Arben Mici i ka vënë flakën batanijes në qelinë ku ai ndodhej bashkë me të burgosurin tjetër Dilaver Idrizi. Por ekziston edhe një version tjetër sipas të cilit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi kanë tentuar të arratisen duke i vënë flakën qelisë ku ndodheshin por situata iu ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Nga zjarri dhe tymi ka mbetur i lënduar Dilaver Idrizi dhe efekivi i policisë Hajredin Boja, ky i fundit përgjegjës për ruajten e qelive.

Në foton e mëposhtme mund të shihni 26-vjeçarin Arben Mici i cili vdiq brenda qelisë e cila u përfshi nga flakët dhe qelinë e izolimit ku ai ndodhej, Në dhomën ku mbeti i vdekur 26-vjeçari Arben Mici, është gjithçka e e errët dhe me shenjat e hirit të mbetur nga zjarri. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, dhoma nuk është pastruar ende, pasi është akoma nën survejimin e grupit hetimor që po merret me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit