Matjani Llan Toçi mbush xhepat edhe në Shëndetësi! 800.000 € nga drejtori i Spitalit Dibër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.12.2021, 21:16

Nëse nuk e keni lexuar nga ne, mund t’ju ketë zënë veshi fjalë që të gjithë oligarkët e kompanive të ndërtimit, qëllimi i vetëm që i kanë hyrë kësaj fushe është pastrimi i parave nga aktivitetet e paligjshme dhe të shumë-zbatuara në vend. Kjo vërtetohet fare lehtë me shifrat e frikshme që këta persona me ndikim aq të fortë në politikë, kanë mundur të depërtojnë në çdo sektor të vendit duke përthithur paratë e qytetarëve.

Në procedurën e prokurimit publik që do të analizojmë më poshtë, do të shohim se si një 100 Milionësh nga taksat tona jepet si qokë, pikërisht për këta persona që u sigurojnë votat për fushatë pushtetarëve dhe këta të fundit i shpërblejnë me para publike.

Bëhet fjalë për një tender të Drejtorisë së Spitalit Rajonal Dibër me objekt: Mirëmbajtje dhe rehabilitim i ambienteve të Spitalit Rajonal Dibër "Rrahim Xhika”, me Fond Limit 117 MLN Lekë pa TVSH. Fitues i këtij tenderi është shpallur Hastoçi SHPK në pronësi të Asllan Hastoçit, biznesmenit nga Mati që ka bërë kërdinë me tenderat lokalë të ndërtimit, pa përjashtuar këtu as ARRSH.

Tenderi është shënuar me SHKELJE në kuadër të LIGJIT të PP, ku 108 MLN Lekë i janë futur Hastoçit në xhep në mungesë konkurrence, me një kohëzgjatje prej 20 ditësh.

Uluni kur ta lexoni këtë fjali pasi biznesmeni i quajtur me nofkën Llan Toçi ka përfituar nga Thesari i Buxhetit të Shtetit transaksione në vlerë mbi 15 MILIARD LEKË nga Institucionet Buxhetore të vendit, me një total prej 141 transaksionesh vetëm përgjatë viteve 2019-2021.

Llan Toçi biznesmeni me profil të ulët por me njohje e lidhje të forta mavi e blu, ka ngrënë taksat tona në shkelje me shumë ligje të PP. Ai është përfitues i vlerave marramendëse të tenderave publikë me kritere të specifikuara veçanërisht për të, të cilët do t'i analizojmë në mënyrë të detajuar në ditët në vijim.

Deri atëherë, ftojmë SPAK të na ndjekë e të lexojmë si i bëjmë punën më të thjeshtë duke publikuar shkeljet e titullarëve dhe shpërndarjes klienteliste që i bëhen parave të popullit për oligarkët e qeverisë.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit