Papa Françesku s’mban dot ekuilibrin, rrëzohet teksa hipën në avion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 12:00

Erërat e forta që po frynin sot në zonën e gjerë të aeroportit “Eleftherios Venizelos”, Athinë kanë bërë që Papa Françesku të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet, teksa ka hipur në avionin për t’u larguar nga Greqia, mëngjesin e së hënës. Rrëzimi i Papës nuk pati pasoja të tjera për të, pasi ai u ngrit sërish në këmbë pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie dhe kur mbërriti në hyrje të avionit, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të ikjes.

Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku humbi ekuilibrin, ka ndodhur shtatorin e kaluar gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit