“Hajdeni se kam mbytur gruan”, detaje se si shqiptari vrau me duart e tij bashkëshorten pasi ajo donte të ndaheshin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 10:39

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Greqi ku një 40-vjeçar ka mbytur me duart e tij gruan 36-vjeçare, nënën e dy fëmijëve të tyre. Sipas mediave greke autori nuk ishte person problematik në të kaluarën, ndërsa gruaja nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje. Dëshmitarët thanë se të dielën mbrëma, burrë e grua punëtorë ferme, të cilët jetonin në fshat për tre vitet e fundit u grindën ashpër, ndërsa dy fëmijët djemtë e moshës 8 dhe 10 vjeç flinin në dhomën tjetër.

Gjatë sherrit situata ka agravuar dhe 40-vjeçari ka mbytur 36-vjeçaren dhe më pas është zhdukur nga shtëpia. Megjithatë, pak më vonë ai thirri policinë, duke thënë: “Me siguri e kam mbytur gruan time”. Kur policia mbërriti në shtëpi, e gjeti gruan të vdekur në shtrat dhe ai ishte ulur pranë saj. Në akuzat e para, 40-vjeçari theksoi se janë përleshur pasi 36-vjeçarja ka dashur ta linte.

Njoftimi i EL.AS. Një 40-vjeçar u arrestua në orët e para të ditës së hënë, datë 6 dhjetor 2021, në një komunitet lokal të Bashkisë së Spartës, Lakonia, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Evrotas, i akuzuar për vrasje ndaj gruas së tij 36 vjeçare. 40-vjeçari ka pasur një telefonatë në Drejtorinë e Policisë, gjatë së cilës ka njoftuar se pas një sherri që ka pasur me gruan e tij, e ka mbytur me duar. Punonjësit e policisë kanë shkuar në shtëpinë e tyre, ku 36-vjeçarja është gjetur pa ndjenja, është transportuar në Qendrën Shëndetësore Vllachioti dhe ka gjetur vdekjen. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Sigurisë Sparte.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit