Arrestohen 14 persona në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2021, 09:59

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona në Gjakovë, të cilët janë kapur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit.

Në raportin e policisë thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar, përcjell Demokracia.com.

“Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thueht në raportin e PK-së

Sipas policisë me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit