Prishtinasja nuk arrin të shkojë në punë shkaku i qenve endacak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2021, 08:52

Rreziku prej qenve endacak vazhdon të jetë i madh për qytetarët.

Sot një qytetare nga Prishtina ka shprehur shqetësimin e saj, ku thotë se nga frika e qenve endacak nuk ka mundur të shkojë në punë.

Ajo ka bërë të ditur se jeton në lagjen e Muhaxherëve.

Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi nga ku dëshmohen shenjat e gjakut nga sulmet që janë bërë nga po këta qenë.

“Unë dalë çdo ditë në ora 07:20 për punë, por kam fillu të urrej punën shkaku që më duhet me kalu këndej çdo ditë tu leh e tu më ndjekë. Ju kisha lutë të më ndihmoni në informacione se si të ankohem, ku të ankohem”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit