Çmimet në tavan, shqiptarët dynden në kazinonë e Taiwanit për të luajtur

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 22:49

Rritja e çmimeve të produkteve kryesore si buka, gazi, nafta, energjia u bë temë diksutimesh dhe debatesh në mbarë vendin. Por mesa duket reagimi i shqiptarëve nuk ka qenë i mjaftueshëm, ose le të themi që u bë pak "zhurmë" ditët e para dhe pastaj çdo gjë u kalua në heshtje, pasi duket se jemi mësuar tashmë me këtë fakt. Themi kështu sepse së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një video paradoksale në fakt.

Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetra shqiptarë janë dyndur në kazinonë e Taiwanit për të "provuar fatin" dhe për të fituar ndonjë kacidhe. Mbase kjo pamje do ishte e përshtashme nëse do protestohej p.sh. Por jo, shqiptarët u mësuan me faktin se çmimet u rritën dhe tani po mundohen të gjejnë alternativa si t'i përballojnë ato.

Që të kuptohemi, ne si redaksi jemi pro protestës dhe reagimit qytetar dhe nuk nisemi nga asnjë motiv politik. Ne thjesht ngrejmë hipotezën nëse pamja që shihni në kazinonë e Taiwanit, do duhej t'i ngjante asaj të një manifestimi popullor kundër rritjes së çmimeve?!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit