Punonte si shofere autobusi/ Gruaja pushohet nga puna pas 34 vitesh, arsyeja do ju habisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 21:07

Pa punë u gjet pas 34 vitesh një shofere autobusi në Angli me arsyetimin se ishte “shumë e shkurtër”. Tracy Paul Scholes e cila ka punuar si shofere në Mançester për më shumë se tre dekada, është njoftuar muajin e kaluar për shkarkimin e saj nga puna, ndërsa lajmi në fjalë është bërë publik ditën e sotme nga mediat e huaja.

Arsyeja që e pushuan nga puna ishte sepse kompania e autobusave ku ajo punonte, kishte ripozicionuar pasqyrat, që do të thotë se gjatësia e Trejsit nuk e favorizonte atë. Shefat e saj pohuan se me këtë ndryshim, gruaja nuk kishte më aftësinë për të drejtuar autobusët e sigurt dhe i ofruan një pozicion tjetër alternativ në kompani, por me më pak orë dhe sigurisht një pagë më të ulët.

57-vjeçarja e refuzoi ofertën, ndërsa iu ofrua edhe një “afat” 12-javor për të dhënë përgjigjen e saj përfundimtare.

“Jam e ve me tre fëmijë, kam një kredi për shtëpinë dhe Krishtlindjet po afrojnë. Nuk më është dashur kurrë të flasë me shefat gjatë gjithë këtyre viteve. Gjithmonë zgjidhja çdo problem vetëm.”-tha Trejsi.

Ndryshimet e pasqyrave sipas kompanisë e bëjnë të vështirë punën për Trejsin, e cila shton me zhgënjim: "Për shumë vite mund të drejtoja të gjithë autobusët. Por tani nuk mund t’i drejtoj sipas tyre. Duan të më heqin qafe pas 34 vitesh. Unë e dua punën time dhe nuk dua ta humbas atë.”

Ndërkohë, ajo ka mbledhur tashmë më shumë se 1700 firma “mbështetjeje” nga kolegët e saj.

Burimi: www.gazzetta.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit