Sherri me thika në Elbasan, i plagosuri bie në koma

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 20:21

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit në ambientet e një lokali. Kujtojmë se si pasojë e sherrit me thika mbeti i plagosur një person. Ndërkohë, tashmë thuhet se i plagosuri ka rënë në koma.

Ndër të tjera, raportohet se autori i sulmit me thikë ka qenë në gjendje të dehur. Sakaq, policia bën me dije se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga agresorin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit