Berisha-Yuri Kim: Po përpiqet të censurojë foltoret që organizoj unë, bën rolin e sekretares së PS

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 19:56

Përveç akuzave të hedhura ndaj kryeministrit Edi Rama, por edhe pengut të tij Lulzim Basha, Berisha gjatë foltores së sotme me shqiptarët në Amerikë ka akuzuar edhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Berisha tha se kjo e fundit është “kthyer” në sekretare, konkretisht të Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se ajo nuk përfaqëson SHBA-në por George Sorosin.

“Dy fjalë sa i përket zonjës ambasadore që shpesh bën rolin e sekretares ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme: Përgëzimi që u bëri zgjedhjeve në kundërshtim të çdo kodi dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj foltores së Sali Berishës që bën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane. Këto momente gjykoj unë nuk përfaësojnë SHBA-në por George Soros. Megjithatë, nuk e humb respektin për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur se PD në pushtet do ndërtojë marrëdhëniet më të shkëlqyera me SHBA-të.”-tha Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit