Demokratët e New Jersey shpërthejnë në ovacione: O Sali o hero, Amerika ty të do!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 18:51

Në New Jersey po mbahet "Foltorja" e Sali Berishës. Berisha foli për shpalljen e tij "Non-grata", duke nënvizuar se kjo gjë ka ardhur si rezultat i lobimit të Edi Ramës dhe George Soros. Ai përsëriti edhe njëherë se nuk ka prova për shpalljen e tij "Non-grata". Gjithashtu Berisha sulmoi Bashën dhe tha se është i përfshirë në afera korruptive.

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”, këto ishin thirrjet e shqiptaro-amerikanëve nga New Jeresey.

"Ne po bëjmë gjithçka që t’ju kthejmë votën shqiptarëve. Po bëjmë gjithçka që PD të shndërrohet në forcë konservatore, të vlerave të lirisë. Më pas shoqëria shqiptare, të votojë e lirë, me dinjitet. Pasi jemi të bindur se vendin e madh ku ju jetoni, e bënë të tillë, mbi të gjitha, liritë dhe të drejtat që kushtetuta e tij garantoi për shtetasit e SHBA-ve. Kjo është një lëvizje pro Amerikës dhe pro botës së lirë. Është një lëvizje që lufton kundër një regjimi, klikave 'narkokratike'. Me 14 maj, unë jam shpallur non-grata nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Po me 19 maj, i kam drejtuar një letër, ku i them se jeni i keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros"- tha ndër të tjera Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit