Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas këmbësoren, 58-vjeçarja përfundon në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 18:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet në lagjen nr. 18. Si pasojë e aksidentit në fjalë, 58-vjeçarja ka përfunduar në spital, ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit