Rrahu prindërit e tij, arrestohet nga policia i dyshuari në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2021, 12:47

Policia ka arrestuar një person në Rahovec, për shkak të dhunës në familje.

I arrestuari dyshohet se ka rrahur prindërit e tij.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.

“Dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshortë ) kanë raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tutje, përmes këtij raporti, policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit