Aksident tragjik në Fushë-Krujë, vdes 67-vjeçari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2021, 08:53

Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë- Milot. Policia njofton se i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi. Goditja ishte fatale për 67-vjeçarin dhe ai ndërroi jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit