Lodrat e Veliajt kthehen në çerdhe hajdutësh, vajzës i vjedhin iPhone 12 në mes të ditës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 22:51

Halleve të qytetarëve të Tiranës shpeshherë iu shtohen edhe "xhepistët" të cilët përgjojnë rastin dhe vjedhin njerëzit, kryesisht në vende publike, në urbane etje. Së fundmi një qytetar ka denoncuar një rast të tillë në redaksinë tonë, ku një person me çantë i afrohet dhe i merr celularin në xhep motrës së tij. Vjedhja ka ndodhur në sheshin "Skënderbej", tek lodrat që ka ngritur Erion Veliaj. Qytetari vë në dispozicion numrin e tij nëse dikush e njeh hajdutin.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh si kaluat desha tju nisja nje vidjo ku nje xhepist i merr cel motres time a keni mundesi te ma publikoni. Nese e publikoni nk du qe te shkruni qe as nk e denoncoj fare, dua vetem qe dikush te me thote kush esht dhe ku banon. Esht ajo goca me xhup te zi. Tel ishte Iphone 12+. Te vidjo e par dallohet momenti kur personi me cante afrohet dhe i merr celin ne xhep. Doni tja u coj nr e cel tim qe nese e njeh dikush te m kontaktoj aty, ky eshte nr 0682709501. Nqs keni mundsi ti beni dhe thirrje personit qe nese e ka ta ktheje, se ndryshe do merrem personalisht me te.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit