Angli/ Krijohet “roboti humanoid” më i avancuar në botë, fytyra e tij thotë “gjithçka”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 19:26

Në një laborator të Mbretërisë së Bashkuar pretendohet se është krijuar "roboti humanoid" më i avancuar në botë në formë njeriu. Bëhet fjalë për robotin Ameca, i cili zotëron shprehje dhe lëvizje shumë reale të fytyrës. Roboti është projektuar nga kompania britanike Engineered Arts. Ende nuk ka një deklaratë se sa kushton ai. Engineered Arts me bazë në Cornwall, e quan veten "dizajneri dhe prodhuesi kryesor në Mbretërinë e Bashkuar i robotëve humanoidë".

Një detaj që u kap dhe u theksua shumë nga njerëzit ishte fakti se roboti kishte një shprehje tejet realiste të syve. Sytë përgjithësisht zënë një vend të rëndësishëm kur bëhet fjalë për diçka të gjallë. "Lëvizja e shpejtë, fokusi, vëmendja që ata duket se i kushtojnë çdo gjëje që tërheq vëmendjen e tyre. Punë e shkëlqyer! Edhe duart duken shumë mirë"- tha një komentues.

Disa njerëz e krahasuan Ameca me serinë NS-5 nga I, Robot, një film fantastiko-shkencor i vitit 2004 me protagonist Will Smith, ku robotët inteligjentë të plotësojnë pozicionet e shërbimit publik në një botë distopike. Në klip, roboti shihet duke lëvizur shpatullën e tij, përpara se të hapë sytë dhe të shprehë një pamje tronditjeje ose habie.

Ameca zgjat dorën dhe admiron kombinimin e saj të gjymtyrëve dhe ligamenteve mekanike, aktivizuesve dhe grupeve të sensorëve. Sigurisht që është realiste dhe në krye të fushës së saj për sa i përket shprehive të një "organizmi të gjallë", por sfida tjetër do të jetë mundësimi i këtyre robotëve të ecin përreth. Engineered Arts tha se ishte ende shumë larg kësaj, por shtoi se fytyra është e vendosur në një 'trup artificial të ngjashëm me njeriun (AI x AB).

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit