Si u zbulua përdhunimi i 12-vjeçares në Mat nga i dashuri i motrës? Vajza që dhunohej nga babai i saj kishte urdhër mbrojtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 15:01

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me përdhunimin e ndodhur në Mat ku një 47-vjeçar abuzonte seksualisht me motrën e të dashurës. Në qershor të këtij viti kishte marrë urdhër mbrojtje pasi dhunohej nga babai i saj Skënder Cakoni i cili njihej person i alkoolizuar dhe që ushtronte dhunë mbi gjithë pjesëtarët e familjes së tij dhe dy grave që kishte(me njërën ishte i celebruar dhe me tjetrën bashkëjetonte). Sipas "Panorama" familja jeton në kushte të mjerueshme dhe babai vazhdonte të jetonte me 12-vjeçaren edhe pse ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët e bashkisë Mat shprehen se tetë persona jetojnë në një dhomë për shkak të kushteve të vështira që kanë.

Ne e kemi asistuar disa herë këtë familje me ndihma ushqimore. Tetë persona jetojnë në dy dhoma. Në qershor të këtij viti, kur 12- vjeçarja mori urdhër mbrojtjjee nga babai, ky i fundit fjeti për ca kohë në stallën e bagëtive, pranë shtëpisë së tij.

Banorët e fshatit kanë treguar se vajza e madhe e Cakonit është fajtore për abuzimin ndaj 12-vjeçares. Pasi ajo ishte martuar në Librazhd dhe ishte divorcuar dhe jetonte sërish në Mat me dy vajzat e saj dhe motrën 12-vjeçare. Ndërkohë mësohet se kanë qenë mësuesit e shkolllës “Abdurrahman Përmeti” Lis ata që kanë njoftuar bashkinë se kishin dyshime se vajza 12-vjeçare abuzohej, pasi kishte flluar të mungonte shumë dhe kishte rënë nga mësimet. Pas kësaj organet përgjegjëse të Bashkisë Mat dhe Prokurorisë kanë nisur hetimet në lidhje me këtër rast dhe kanë ruajtur shtëpinë e 12-vjeçares.

Natën e 1 dhjetorit të këtij viti, efektivë të Policisë Mat kanë konstatuar se Urim Cenuka kishte marrë në shtëpinë e tij vajzën me inicialet P.M. Menjëherë, ky shtetas është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe është dërguar në qelitë e Burgut të Burrelit, në dhomat e paraburgimit, pasi ka pranuar krimin.

Vajza ka treguar se Cenuka e kërcënonte atë që mos të tregonte. Ditën e enjte vajza është dërguar në një qendër të mbrojtjes së fëmijëve në Dibër, por disa orë më vonë ka refuzuar të qëndrojë atje, duke u dërguar gjatë së premtes në Elbasan. Ndërkohë nëna e 12-vjeçares sipas mjekëve të Spitalit “Xhavit Mara” Burrel kurohet pasi vuan nga “prapambetje e moderuar mendore”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit