Protestë paqësore para ambasadës së Kosovës, qytetarët kundërshtojnë vaksinimin me detyrim të shqiptarëve nga 3 janari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 12:49

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, ditën e sotme në orën 12:00 ka nisur protesta paqësore para Ambasadës së Kosovës kundër vaksinimit me detyrim dhe masave kufizuese që përjashtojnë shqiptarët për të hyrë në territorin e Kosovës. Qytetarët me mbështetjen e avokatit Altin Goxhaj kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Albin Kurtit që nga data 3 janar 2022 të gjithë shqiptarët që duan të hyjnë në Kosovë të jenë të pajisur me çertifikatë vaksinimi me të dyja dozat. Por sipas qytetarëve një vendim i tillë nuk është i drejtë pasi i detyron shqiptarët që të vaksinohen për të vizituar Kosovën, ndërkohë që ka vende evropiane që nuk e kërkojnë një gjë të tillë për të vizituar vendet fqinje.

Ata kërkojnë që një vendim i tillë të hiqet menjëherë pasi i privon për të lëvizur të lirë, por edhe i detyron për t'u vaksinuar pa patur dëshirë. Madje ata shtojnë se do të ketë edhe përshkallëzim protestash nëse ky vendim nuk ndryshon.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit