“Seksi është aktivitet i rëndë fizik”/ Seksologu shqiptar: Personat me probleme me zemrën rrezikohen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.12.2021, 02:12

Seksologu shqiptar i Kosovës, Hajrullah Fejza ka folur në lidhje me rastet e vdekjeve gjatë marrëdhënies seksuale. Ai ka thënë se njerëzit humbin jetën duke bërë seks, jo vetëm në motele por edhe në shtëpi.

Sipas tij “seksi është aktivitet i rëndë fizik”, ndaj të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekët për të marrë këshilla, në lidhje me se si duhet të veprojnë.

6 must dos πριν την ερωτική επαφή - AllYou.gr

Fejza theksoi se të moshuarve “nuk u duhet thënë që s’mund të bëjmë seks”, por ata duhet të kenë kujdes me përdorimin e viagrave, si edhe të mos sforcohen shumë gjatë aktit.

Σεξ: Αυτά είναι τα 5 μεγαλύτερα λάθη που κάνουν οι γυναίκες… - HEALTHVIEW

Më konkretisht, Fejza tha për “Kanali 10”:

Normal që shkojnë në motele, ata që kanë nevojë e bëjnë. Vdekjet ndodhin për shumë arsye, duhet të mos përdorin viagrën. Shkaku kryesor janë mjekët dhe farmacistët. Nuk mundesh t’i thuash njerëzve të moshuar se nuk kanë më nevojë për seks, por duhen këshilluar çfarë duhet të marrin, si funksionon ilaçi, si duhet ta përdorin. Shumica vdesin nga përdorimi i gabueshëm. Arsyeja tjetër është se harron moshën dhe nuk duhet të sforcohet shumë kur kryen marrëdhënie seksuale, vdesin nga mbingarkesa fizike.
Është e pakuptimtë t’i thuash dikujt që ke arritur një moshë të caktuar dhe s’duhet të bësh seks, por duhet ta udhëzosh. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, seksi duhet të përshtatet me moshën. Seksi është aktivitet fizik goxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemrën, duhet të të konsultohen me mjekun, kjo do të zvogëlonte numrin e vdekjeve gjatë seksit në shtëpi dhe motel. Çdo aktivitet fizik ka rrezik.

Αυτό παθαίνει το σώμα σου αν απέχεις από την ερωτική επαφή για καιρό -  larissanet.gr

Ndër të tjera, seksologu theksoi se për të zvogëluar nivelin e stresit njerëzit duhet të bëjnë sa më shumë seks “pasi është ilaçi kryesor”. Ai shtoi se masturbimi është “i mirë”, përveç rasteve kur “bëhet me qëllim për të shmangur kryerjen e marrëdhënieve seksuale me partneren/in.

Τι σου συμβαίνει όταν απέχεις από την ερωτική επαφή; - Dokari.gr

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit