Rreth 30 të ndaluar në aksionin “Subvencione 2021”, mes tyre edhe qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2021, 14:08

Policia e Kosovës në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka vazhduar sot aksionin “Subvencione 2012”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar operacionin, derisa ka thënë se informacionet e reja rreth arrestimeve do të jepen më vonë.

Reporteri po ashtu ka mësuar se aksioni po zhvillohet në Pejë, Istog, Ferizaj e Lipjan.

Ndërkohë, siç raporton kallxo, në këtë operacion janë ndaluar rreth 30 persona, mes tyre edhe qytetarë të cilët dyshohen për dhënie ryshfeti për subvencione.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit